Errët
Ndritshëm

Covey: Thaçi ishte ambicioz, u fut në rrugë të panjohura

02.10.2025
900 0 1759232067xjames2 750x430 1 600x360 539

Jock Covey, dëshmitari i katërt i mbrojtjes së Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale ka përshkruar sot eksperiencën e tij gjatë periudhës sa ishte në Kosovë si dhe përshtypjet që atë kohë kishte për ish-presidentin.

Në fund të marrjes në pyetje nga avokati Luka Misetiç, ai përshkroi Thaçin si një individ “në disa forma i papjekur”, por me “ambicie të forta politike”.

“Dhe kështu në Kosovë, ne u paraqitëm me, në këtë rast specifik na u prezantua një i ri, në disa mënyra i papjekur, por shumë ambicioz dhe shumë i zgjuar. Dhe ne e shikuam me interes se si ai navigonte këtë rrugë të panjohur”, tha Covey.

Ai mohoi se Thaçi në rolin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës kishte autoritetin të detyronte njerëz të ndërmerrin veprime për të. Sipas Covey-t, Thaçi ishte ndër ata persona që po mundohej të gjente formën “të thoshte dhe të bënte gjërat që bashkësia ndërkombëtare dëshironte”.

Errët
Ndritshëm