Policia greke ka sekuestruar një sasi të madhe heroine në kufirin e gjelbër greko-shqiptar dhe ka arrestuar një 50-vjeçar shqiptar që po e transportonte atë.
Operacioni u zhvillua nga sektori anti-krim i Ksanthit në bashkëpunim me sektorin anti-drogë të Follorinës.
Sipas mediave greke, arrestimi u krye më 19 shtator, bazuar në informacione për një rrugë të fshehtë që përdorej për të transportuar drogë nëpërmjet maleve të Florinës, në kufirin e gjelbër juglindor me Shqipërinë.
Gjatë ndërhyrjes, u ndalua 50-vjeçari shqiptar, i cili po transportonte një çantë që përmbante 43 pako me gjithsej 21.5 kg heroinë.