Një kosovar ka humbur jetën sipasojë e një aksidenti në Malin e Zi.
57 vjeçari me inicialet A.M po drejtonte një kamion me targa kosovare, i cili mbrëmë ka dalë nga rruga në vendin Bezdan, në rrugën Podgoricë – Kolašin, dhe ka përfunduar në lumin Moraça, ndërsa trupi i tij u nxor sot.
“Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar në Departamentin e Patologjisë në Qendrën Klinike për obduksion. Shkaku i aksidentit do të përcaktohet gjatë hetimeve,” ka deklaruar për Vijesti udhëheqësja e Prokurorisë Themelore të Shtetit në Kolašin, Maja Shćepanović.
Policisë mbrëmë rreth orës 22:00 i është raportuar se ndërmjet tunelit 11 dhe 12 ka ndodhur aksidenti në Platije.
Ekipet e shërbimeve kompetente kanë dalë në terren, por për shkak të kushteve të natës nuk kanë mundur ta nxjerrin kamionin.