Veturën që e parkoi në oborrin e tij ia vodhën hajnat në Landovicë të Prizrenit.
Ngjarja dyshohet se ndodhi të enjten rreth orës 02:05.
Vetura kishte targa vendore.
Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar.
Për rastin është njoftuar prokurori dhe policia është duke zhvilluar hetimet e më tutjeshme.