Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në Prishtinë, i cili dyshohet se kishte hedhur një koktej molotovi para një lokali.
Ngjarja, sipas raportit 24-orësh të Policisë, dyshohet se kishte ndodhur para disa muajsh, pas një mosmarrëveshjeje.
I dyshuari eshte derguar ne mbajtje.
Raporti i plote i policisë:
Prishtinë / 28.07.2025 – 03:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti para disa muajsh pas një mosmarrëveshje kishte hedhur një koktej molotovi para dyerve të një lokali. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.