Errët
Ndritshëm

James Rubin: Thaçi nuk merrte vendime, komandantët i tregonin çfarë të bënte

15.09.2025

Diplomati amerikan, James Rubin e rrëzoi narrativën e Prokurorisë se Hashim Thaçi ishte udhëheqës i një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”.

Duke dëshmuar për negociatat e demilitarizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në qershor të vitit 1999, Rubin tha se Thaçi nuk kishte kompetenca vendimmarrëse dhe vepronte vetëm sipas urdhrave të komandantëve të UÇK-së.

“Hashimi ishte shumë i ri, 30 vjeç. Komandantët ishin më të vjetër, ai nuk ishte përgjegjës, nuk kishte njohuritë apo kompetencën për të marrë vendime,” tha Rubin.

Ai i theksoi se negociatat në Rambuje ishin të pazakonshme për shkak të mënyrës si funksiononte pala kosovare.

“Kishim një strukturë të UÇK-së që nuk e kuptonte shumë mirë procesin.”

Rubin e krahasoi Thaçin me një lloj ministri të jashtëm, një figurë politike që përfaqësonte UÇK-në, por që nuk kishte pushtet vendimmarrës.

“Ajo që ai kishte ishte dëshira e komandantëve që ta nënshkruante marrëveshjen,” tha ai, duke shtuar se Thaçi ishte “fytyra e UÇK-së”, në një rol të ngjashëm me atë që Madeleine Albright do ta kishte në një situatë të tillë.

Errët
Ndritshëm