Shënjestër dënon fuqishëm gjuhën e përdorur nga Blerim Latifi në komunikimin e tij publik të 9 shtatorit 2025, ku sulmon dhe ofendon drejtpërdrejt gazetarët e mediumit dhe vetë institucionin mediatik, të cilët përmbushën misionin e tyre me raportimin për kërcënimin që profesori universitar në fjalë ua bëri disa fëmijëve dhe grave në një shkollë në Prishtinë.
Përdorimi i fjalëve fyese, etiketimeve si “paçavure”, “plehra medialë” apo shprehjeve të tjera nxit dhunë verbale ndaj gazetarëve.
Është e papranueshme që një individ, pavarësisht situatës personale apo emocionale, të përdorë një ton agresiv, të përbuzur dhe kërcënues ndaj profesionistëve që kryejnë detyrën e tyre për të informuar publikun.
Ne kërkojmë që Latifi të respektojë rregullat bazë të komunikimit publik dhe të ndalojë përdorimin e gjuhës fyese ndaj gazetarëve dhe mediave, duke i lejuar ato të kryejnë punën e tyre pa frikë dhe intimidim.