Errët
Ndritshëm

Tentoi të hyjë në Kosovë me 20 mijë euro të padeklaruara, serbi ndalohet në Jarinjë

08.09.2025

Deshi të hynte në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar në Jarinjë me 20 mijë euro pa i deklaruar. Serbit, të hënën plani nuk i shkoi mirë pasi u zbulua nga zyrtarët doganorë.

“Zyrtarët doganorë në pikëkalimin kufitar Jarinjë, gjatë një kontrolli rutinë të automjeteve që hynin në territorin e Republikës së Kosovës, kanë zbuluar dhe sekuestruar mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej afro 20,000 euro.
Mjetet monetare janë gjetur në posedim të një shtetasi të Serbisë”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Monedhat, bëri me dije Dogana, ishin kryesisht dinarë serb, ndërsa pjesa tjetër euro.

Sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës, çdo shumë monetare mbi 10,000 euro që hyn ose del nga territori i vendit duhet të deklarohet pranë autoriteteve doganore.

Mosdeklarimi i këtyre mjeteve përbën shkelje ligjore dhe i nënshtrohet procedurave administrative dhe ndëshkuese, si dhe hetimeve të mëtejshme.

Errët
Ndritshëm