Si pjesë e Task Forcës Kundër Piraterisë, Dogana e Kosovës, në koordinim me Inspektoratin e Tregut, ka realizuar 12 inspektime në tregun e brendshëm për të verifikuar shkeljet e të drejtës së autorit dhe të të drejtave të përafërta.
Si rezultat i këtyre veprimeve, nga qarkullimi janë ndaluar gjithsej 275 njësi lodrash për fëmijë, për të cilat dyshohet se cenojnë të drejtat e autorit dhe pronësinë intelektuale.
Dogana e Kosovës dhe Inspektorati i Tregut theksojnë se mbeten të përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe të të drejtave të përafërta, duke vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me institucionet ligjzbatuese për të parandaluar dhe luftuar në mënyrë efikase fenomenin e piraterisë dhe falsifikimit në tregun e brendshëm.