Një person i dyshuar, duke drejtuar një xhip, nuk ishte ndalur dhe kishte tentuar t’i godasë dy zyrtarë të Agjencisë Pyjore të Kosovës.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Shtërpcë. Sipas zyrtarëve të Agjencisë Pyjore të Kosovës, automjeti ishte i ngarkuar me dru.
Nuk ka pasur të lënduar nga incidenti, sipas raportit të Policisë.
Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore po e hetojnë ngjarjen.