Errët
Ndritshëm

Kryeministri spanjoll Sánchez: Perëndimi po dëmton besueshmërinë e tij me qëndrimin ndaj Gazës

03.09.2025

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka kritikuar ashpër reagimin e Bashkimit Evropian ndaj genocidit në Gaza nga Izraeli, duke e quajtur atë një “dështim” dhe duke paralajmëruar se “standardet e dyfishta” të Perëndimit krahasuar me Ukrainën po dëmtojnë besueshmërinë e tij ndërkombëtare, raporton The Guardian.

Sánchez është një nga liderët më të zëshëm evropianë për këtë çështje. Ai tha se qasja e BE-së ndaj Gazës, e cila shpesh shihet si hipokrite nga pjesa më e madhe e botës, po dobëson autoritetin e Evropës për të folur edhe për çështje të tjera globale.

Në një intervistë për The Guardian, Sánchez deklaroi kështu: “Ky është një dështim… nëse duam të rrisim besueshmërinë tonë në kriza të tjera, si ajo që po përjeton Ukraina, kjo qasje ndaj Gazës nuk është e pranueshme dhe nuk mund të vazhdojë.”

Ai shtoi gjithashtu se bota po i sheh BE-në dhe komunitetin perëndimor dhe pyet: Pse po diskriminoni në luftën në Gaza dhe Ukrainë?

Sánchez e përshkroi situatën në Gaza si “një nga kapitujt më të errët të marrëdhënieve ndërkombëtare në shekullin 21” dhe “një nga episodet më të errëta” në historinë e konfliktit, duke theksuar nevojën për një qasje më të drejtë dhe koherente nga ana e Perëndimit.

Errët
Ndritshëm