Disa rrugë do të mbyllën për qarkullim në Kosovë, sebep i mbajtjës së “TOUR OF KOSOVO 2025”.
Në njoftimin e Policisë thuhet se garat e çiklizmit që do mbahen nga data 04 deri 06 shtator 2025 do të ndahen në tre etapa.
• Etapa e parë, me datën 04.09.2025 nga ora 12:00 deri 15:00 – fillimi i garës fillon në hapësirën e autostradës Veternik – Bresje – Komoran – Gjergjicë – Malishevë – Duhël – Suharekë – Prizren Veri – Prizren Jug – Vërmicë (kthimi) – Prizren Jug – Prizren Veri – Suharekë – Duhël – Malishevë – dhe pastaj do të vazhdojnë deri në përfundim tek dalja e autostradës në Malishevë në kilometrin e 52-të.
• Etapa e dytë, me datën 05.09.2025 nga ora 11:00 deri 15:00 – fillimi i garës fillon në Pikën Kufitare në Vërmicë – Prizren Jug – Prizren Veri – Suharekë – Duhël – Malishevë – Gjergjicë – Komoran – Fushë Kosovë – Uglarë –Lipjan – Babush – Bibaj – Kaçanik – Hani i Elezit – ku edhe do të jetë përfundimi i garës.
• Etapa e tretë, me datën 06.09.2025 nga ora 11:00 deri 15:00 – gara fillon nga Hani i Elezit – Kaçanik – Bibaj – Babush – Lipjan – Uglarë – Bresje – Sllatinë – Komaran – Gjergjicë – Malishevë – Duhël – Suharekë – Prizren Veri – Prizren Jug – Zhur – Vërmicë (kthimi) – Prizren Jug – gara përfundon në kilometrin e 10-të të autostradës në Vlashnje ku edhe do të bëhet ceremonia e mbylljes së etapës së III-të.
Policia e Kosovës inkujaron shoferët të përdorin rrugë alternative sipas mundësive dhe falenderohen për mirëkuptimin gjatë zhvillimit të garave.