Errët
Ndritshëm

Dogana parandalon kontrabandën e duhanit dhe trenerkave

27.08.2025

Dogana e Kosovës sot ka parandaluar kontrabandën e duhanit dhe produkteve të falsifikuara në Bërnjak.

Gjatë aksionit të Doganës u sekuestruan 27.5 kg duhan i grirë dhe 126 palë trenerka me marka të mbrojtura tregtare.


Duhani dyshohet se destinohej për kontrabandë, ndërsa 126 palë trenerka dyshohet se ishin produkte të falsifikuara.

Dogana e Kosovës thekson se, përmes Njësive Antikontrabandë, do të vazhdojë me kontrolle të rrepta në të gjitha pikat kufitare dhe brenda territorit të vendit, me qëllim parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut dhe konsumatorëve nga mallrat e paligjshme dhe produktet e falsifikuara.

Errët
Ndritshëm