Dy mijë euro ia grabitën. Përveç parave, grabitësit ia morën edhe dy telefona.
Një shtetase e huaj ishte cak i grabitësve të dielën në Prizren.
Rastin e ka konfirmuar policia.
“Ankuesja femër, shtetase e huaj, ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur kanë hyrë në banesën e saj, me ç’rast, duke përdorur forcë, i kanë grabitur para të gatshme rreth 2000 euro dhe dy telefona, e më pas janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e Policisë.
Viktima, sipas Policisë, ka pranuar edhe tretman mjekësor.
Deri tash nuk raportohet për të arrestuar.
Rasti nën hetim.