Të paktën katër gazetarë palestinezë u vranë në një sulm izraelit ndaj një spitali në jug të Gazës.
19 njerëz u vranë gjithsej nga sulmi i sotëm izraelit.
Gazetarët e vrarë përfshijnë Hossam al-Masri (agjencia Reuters), Mohammed Salama (Al Jazeera), Mariam Abu Daqa (freelance) dhe Moaz Abu Taha (NBC), të cilët u vranë së bashku me punonjësit e shpëtimit, raporton Al Jazeera.
Mjekët poashtu thonë se ka shumë pak mundësi për të ndaluar vdekjen e fëmijëve nga uria e shkaktuar nga bllokada dhe masat izraelite në Gaza.
Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet në pjesë të mëdha të lagjeve Zeitoun dhe Sabra të qytetit të Gazës, ndërsa vazhdon me planin për të marrë kontrollin e qytetit dhe për të detyruar popullsinë të lëvizë në jug.
Izraeli deri më tani ka vrarë të paktën 62,622 persona dhe ka plagosur 157,673 të tjerë.