Errët
Ndritshëm

Vdes 31 vjeçari, dyshohet se e mbyti lisi në zonën e Gollakut

24.08.2025

Një 31 vjeçar, L.G. ka vdekur këtë të diel. Atë dyshohet se e mbyti lisi.

Rastin e ka konfirmuar për Shënjestër zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Shënjestër merr vesh se ngjarja ndodhi në Gollak, në një nga katundet e zonës në kufi me Serbinë.

Konfirmimi i policisë:

Rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një person të lënduar rëndë (dyshohet si pasojë e rënies së një trungu druri).

Personi i lënduar L. G, mashkull, 31 vjeç, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe i njëjti i ka vdekur. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Njësitet policore në koordinim me prokurorinë po zhvillojnë hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.

Errët
Ndritshëm