Errët
Ndritshëm

Një i vdekur në vetaksident në Jabllanicë të Gjakovës

21.08.2025
B933c399 Bc91 46c1 88dd 8470200b9270

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Jabllanicë të Gjakovës. Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:50.

“Rreth orës 15:50 është raportuar aksident trafiku në fshatin Jabllanicë – Gjakovë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar. Për pasojë ngasësi (mashkull i moshës madhore) ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka njoftuar Elezaj.

Errët
Ndritshëm