Errët
Ndritshëm

Lirohen dy nga shqiptarët e arrestuar në Serbi

21.08.2025

Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë liruar nga mbajtja në Serbi.

Lajmin e ka konfirmuar nipi i familjes, Ervin Hoxha i cili ka thënë se ata janë shëndoshë e mirë dhe kanë arritur në Gjermani te familjarët.

“Po, janë liruar dhe sapo kanë mbërritur në Gjermani pranë familjeve”, ka thënë Hoxha.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë nuk ka dhënë detaje lidhur me këtë rast.

Një javë më parë ata ishin arrestuar në kufirin Serbi – Hungari, me pretendimin e autoriteteve serbe që XH.E. dhe B.E. kishin rrëmbyer një serb më 1999.

Errët
Ndritshëm