Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla kanë dështuar të zgjidhen kryeparlamentare në seancën e parë konstituive pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Në të dy votimet, kandidatet morën nga 57 vota pro, 56 kundër e nga tri abstenime.
Pas dështimit të tyre, seanca është shtyrë për 22 gusht.