Errët
Ndritshëm

Oda Ekonomike e dorëzon në Gjykatën Supreme padinë kundër ZrrE-së

19.08.2025
Zrre

Oda Ekonomike e Kosovës e ka dorëzuar padinë në Gjykatë Supreme, kundër Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Kushtrim Ajvazi nga Shoqata e Prodhuesve.

Postimi:

Oda Ekonomike e Kosovës, në kuadër të së cilës funksionon edhe Shoqata e Prodhuesve të Kosovës, ka dorëzuar sot zyrtarisht në Gjykatën Supreme padinë kundër ZRRE-së për detyrimin e bizneseve që të dalin menjëherë në tregun e lirë të energjisë.

Ky veprim është ndërmarrë për të mbrojtur interesat e bizneseve, e sidomos atyre prodhuese dhe të gjithë ekonomisë së vendit, pasi vendimet e njëanshme dhe pa tranzicion të drejtë kanë shkaktuar kosto të larta, pasiguri dhe rrezik për funksionimin normal të kompanive vendore.

Ne theksojmë se liberalizimi i tregut të energjisë nuk mund të bëhet me imponim, por vetëm me një proces të drejtë, transparent dhe me faza tranzicioni, ashtu siç ndodh në vendet me ekonomi funksionale.

OEK dhe Shoqata e Prodhuesve mbeten të përkushtuara që të mbrojnë të drejtat e bizneseve dhe të sigurojnë kushte të barabarta për të gjithë investitorët dhe prodhuesit në Kosovë.

Errët
Ndritshëm