Errët
Ndritshëm

Një muaj paraburgim të dyshuarit për masakrën në Burim të Malishevës

14.08.2025
K 14 600x360

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Ramadan Morinës, të akuzuarit për pjesëmarrje në masakrën në Burim të Malishevës.

Prokurori special, Kastrioj Memaj e as avokati i të pandehurit, Arianit Koci, nuk u deklaruan pas seancës dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë.

“R.M., dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës”, tha Prokuroria më herët, ndërsa theksoi se gjatë fazës së hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve.

Seanca mbahet e mbyllur për media.

Errët
Ndritshëm