Errët
Ndritshëm

Rasti Enver Bajraktari: I arrestuari e pranon se e vrau

12.08.2025
Enver Bajraktari

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se T.K., i arrestuar për vrasjen e Enver Bajraktarit në fshatin Baicë të Lipjanit, ka pranuar se e ka vrarë viktimën.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, ai është ndaluar dhe ndaj tij po zhvillohen procedurat ligjore.

Rasti kishte tronditur opinionin publik më 4 gusht, kur Policia raportoi për gjetjen e një trupi të pajetë të groposur në një arë të mbjellë me misër në Baicë. Viktimën e gjetën familjarët, pak kohë pasi kishin njoftuar autoritetet për zhdukjen e tij.

Pas identifikimit, u konfirmua se trupi i përkiste Enver Bajraktarit. Arrestimi i T.K.-së u bë të martën në mëngjes, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të krimit.

Errët
Ndritshëm