Errët
Ndritshëm

Vrasje në Zhur, i dyshuari në arrati

10.08.2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte, më 10 gusht 2025, rreth orës 21:20, në fshatin Zhur të Prizrenit. Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka ndërruar jetë pas plagëve të marra me thikë.

“Viktima H.Sh. është dërguar fillimisht në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren me plagë të rënda, por për shkak të gjendjes shëndetësore është transferuar në QKUK – Prishtinë, ku ka ndërruar jetë”, ka thënë një zëdhënës i Policisë për media.

Sipas autoriteteve, i dyshuari për këtë vepër tashmë është identifikuar dhe ndodhet në arrati.

“Njësitë policore janë në terren dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Prokurori kujdestar është njoftuar dhe hetimet po vazhdojnë.

Errët
Ndritshëm