Errët
Ndritshëm

Protestë në Prishtinë për Gazën: Heshtja nuk është opsion

08.08.2025

Këtë të shtunë do të mbahet një protestë në Prishtinë, në shenjë solidariteti me popullin e Gazës, i cili po vuan nga gjenocidi i Izraelit.
Tubimi nis në orën 19:00, në shesh, para Ministrisë së Kulturës dhe Kino ABC-së.

Organizatorët theksojnë se “heshtja nuk është opsion”.

“Ky tubim është një akt simbolik solidariteti me popullin e Gazës, i cili po përballet me shfarosje, urie dhe gjenocid, përballë një indiference globale të papranueshme.”

Tutje, në njoftim bëhet thirrje për ndërgjegjësim dhe drejtësi për situatën e rëndë humanitare në Palestinë.

Në Palestinë vetëm sot katër persona përfshirë dy fëmijë kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja në të gjithë Rripin e Gazës, duke e çuar në 197 numrin e viktimave nga ajo që konsiderohet si uri e shkaktuar nga njeriu.

Numri i civiliëve të vrarë nga Izralei në Palestinë 61,258 persona dhe ka plagosur 152,045

Errët
Ndritshëm