Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së martës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku po mbahej një koncert. Ngjarja ka ndodhur para pak çastesh.
Sipas informacioneve fillestare të siguruara nga Shënjestër brenda hetuesisë, nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia ka arrestuar një person që dyshohet se është i përfshirë në rast, ndërsa arma e zjarrit që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje është konfiskuar.
Në vendin e ngjarjes është gjetur deri tash një gëzhojë, që sipas autoriteteve, mund të ndihmojë në hetimin e rastit.
Redaksia jonë ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një versioni zyrtar nga ana e tyre.
Do të mbaheni të informuar me detajet më të reja sapo të kemi konfirmim zyrtar.