Sindikata e punëtorëve të Operatorit të Sistemit, Transmetimit dhe Tregut të energjisë elektrike (KOSTT) ka mbajtur protestë të premten, me kërkesën për rritje page.
Njëkohësisht, protestuesit shpalosën në pankarta një sërë shqetësimesh konkrete: nga diskriminimi dhe padrejtësitë në KOSTT, te moskompensimi i orëve shtesë, konkurset e brendshme të dyshimta dhe përshkrimet e paqarta të vendeve të punës.
Në reagimin e Sindikatës, kërkesa drejtuar menaxhmentit ishte e qartë: të shqyrtohet urgjentisht përmirësimi i kushteve të punës dhe mirëqenies së punëtorëve.