Policia e Kosovës ka njoftuar se më 28.07.2025 një foshnje e porsalindur është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Pejës.
Sipas Policisë, nëna e foshnjës është dërguar në gjendje të rënduar shëndetësore, pasi dyshohet se i është keqësuar gjendja dhe ka lindur në automjet përgjatë rrugës për në spital.
“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i foshnjës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.