Një rast vjedhjeje është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në Fushë Kosovë.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 korrik 2025, rreth orës 04:32, kur ankuesi, një mashkull kosovar, ka njoftuar se dy persona kanë hyrë në një market, ndërsa njëri prej tyre ka vjedhur para të gatshme nga arka.
I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar nga policia.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse.