Dy persona u arrestuan të dielën, pasi të njëjtit ishin rrahur mes vete. Njëri prej tyre nuk e la me kaq.
Gjatë intervistimit nga policët, i dyshuari kishte sulmuar zyrtarin policor, duke i shkaktuar lëndime.
“Polici ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë), ndërsa, me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.