Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet as brenda afatit 30 ditor, i cili ishte vendosur në Aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetues.
As në përpjekjen e tyre të 53-të, deputetët nuk kanë arritur një pajtueshmëri për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit.
Në këtë mënyrë, nuk është arritur të mbyllet seanca konstituive, e cila kishte filluar më 15 prill.
Kjo ishte hera e fundit që deputetët kanë bërë një tentativë të tillë, ngase Gjykata Kushtetues ka vendosur që Kuvendi të mos e bëj asnjë veprim nga 27 korrik deri më 8 gusht.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, edhe sot ka vazhduar me zbatimit e skenarit partiak, duke refuzimin zbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit.
Ai edhe sot ua ka ndërprerë fjalën deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, të cilët dilnin në foltoren e Kuvendit dhe i kërkonin të kthehet në rend të ditës.
Kësaj radhe, propozimi i VV-së për votimin për formimin e një komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ka marrë vetëm 56 vota.
Pas dështimit të këtij votimi, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka deklaruar se në kuadër të përpjekkej për konstituimin e Kuvendit do të ketë një takim në ora 22:00.
Këtë javë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme, sipas detyrës zyrtare, që seancat e Kuvendit të ndërpriten nga data 27 korrik deri më 8 gusht.