Ministria e Shëndetësisë ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar nga temperaturat e larta që po mbretërojnë në Kosovë.
Për t’u mbrojtur nga i nxehti ekstrem, Ministria dha këto rekomandime:
Qëndroni larg të nxehtit.
Përdorni krem mbrojtës ndaj diellit.
Pini ujë rregullisht, të paktën 1 gotë në orë dhe 2-3 litra në ditë.
Shmangni ekspozimin direkt në diell, nga ora 10:00 deri në 17:00.
Vishuni me rroba të lehta dhe me ngjyra të hapura.
Limito sasinë e kafeinës.
Mbajeni shtëpinë tuaj të freskët.
Nëse keni shenja si: marramendje, djersitje, të vjella, konfuzion, etj., ju lutem drejtohuni për ndihmë mjekësore në Qendrën më të afërt Shëndetësore.