Errët
Ndritshëm

IKSHPK: Uji i pishinës së Gërmisë nuk i plotëson standardet

24.07.2025
8bd54ab2 A2c0 4c43 Bed0 22a3b79ec7e5

Pishina e Gërmisë u mbyll të enjtën për shkak se uji nuk i plotëson standardet.

Më 18 korrik u hap Pishina e Gërmisë, pasi u mbyll tre ditë para hapjes për tu kryer analizat për kualitetin e ujit. Madje, NPL Sport Marketing, njoftoi për hapjen e pishinës përmes një postimi në rrjete sociale, duke iu uruar qytetarëve të Kryeqytetit momente të bukura në pishinë gjatë ditëve të nxehta.

Një ditë pas, më 19 korrik, Instituti i Shëndetit Publik mori mostrat për analiza fiziko-kimike dhe bakterologjike.

Rezultatet dolën më 22 korrik. Uji i pishinës së Gërmisë nuk i plotëson standardet.

“Rezultatet e këtyre mostrave, të lëshuara më 22 korrik 2025, treguan se parametrat mikrobiologjikë nuk plotësuan standardet për ujin e pishinës. Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë vizitë në këtë pishinë në të njëjtën ditë”, thuhet në njoftim.

Për kualitetin e ujit të pishinës, IKSHPK ka marrë mostra të reja dje.

“Më 23 korrik 2025 janë marrë mostra të përsëritura dhe rezultatet përfundimtare pritet të jenë të gatshme ditën e premte, më 25 korrik 2025”, thuhet në komunikatë.

IKShPK thotë se është duke bërë monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit në këtë pishinë.

Errët
Ndritshëm