Errët
Ndritshëm

Ministria e Drejtësisë: Heshtje për kërkesën e Fondacionit Thaçi, për pagesat për mbrojtjen jo

24.07.2025
Thaci Veseli Krasiqi E Selimi E1619811541878 2 1 2

Ministria e Drejtësisë nuk ka dhënë asnjë sqarim për kërkesën e Fondacionit për mbrojtjen juridike të Hashim Thaçit, e cila ka të bëjë me mungesën e mjeteve financiare.

Ndonëse fondacioni i është drejtuar me kërkesë urgjente Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë për këtë çështje, ekzekutivi ka heshtur deri me tani.

Ministria e Dritësisë, e cila udhëhiqet nga Albulena Haxhiu, sot ka njoftuar opinionin publik për pagesat që ka bërë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.

“Nga fillimi i procesit në total janë paguar 32,944,287.77€ (tridhjetë e dy milion e nëntëqind e dyzet e katër mijë e dyqind e tetëdhjetë e shtatë euro e shtatëdhjetë e shtatë cent). Nga kjo shumë, për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi janë shpenzuar total: 5,353,301.02 € (pesë milion e treqind e pesëdhjetë e tre mijë e treqind e një euro e 2 cent). Pagesat janë realizuar në mënyrë të rregullt dhe transparente dhe do të vazhdojnë të bëhen në përputhje me dispozitat përkatëse ligjore dhe marrëveshjet në fuqi”, është thënë në njoftimin e MD-së.

Errët
Ndritshëm