Errët
Ndritshëm

Nëntë të lënduar në aksidentin në magjistralen Prishtinë-Pejë

20.07.2025

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti të ndodhur të dielën në magjistralen Prishtinë–Pejë, në fshatin Gllarevë.

Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Rreth orës 18:36 në Gllarevë ka ndodhur një aksident me tri vetura. Nëntë persona janë lënduar, ndërsa sipas mjekut kujdestar, njëri prej tyre ka pësuar lëndime serioze,” ka deklaruar për media zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Pas aksidentit, qarkullimi në atë segment rrugor është zhvilluar me vështirësi.

Errët
Ndritshëm