Errët
Ndritshëm

Polici që dyshohet për spiunazh, përfundon në paraburgim

18.07.2025

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për policin Bojan Jevtiq, i arrestuar dy ditë më parë nën dyshimin për spiunazh.

Pas seancës dëgjimore, trupi gjykues ka vlerësuar se masa e paraburgimit është e domosdoshme për këtë rast, për shkak të natyrës së rëndë të veprës penale dhe rrezikut të ikjes.

“Nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes, mund t’i shmanget procedurës penale dhe do të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë, duke qenë se ai dyshohet për vepër penale të një rrezikshmërie shumë të lartë”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Tutje, Gjykata ka theksuar edhe rrezikun e ndikimit në proces:

“Nëse i pandehuri lihet në liri, ai mund të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë si dhe mund të përsërisë veprën e njëjtë penale ose të kryejë sërish vepra të tjera në rrethana të njëjta ose më të rënda”.

Errët
Ndritshëm