Errët
Ndritshëm

Gruaja rrah burrin, arrestohet e dyshuara në Gjakovë

18.07.2025

Një grua përfundoj në pranga pasi e rrahu burrin e saj në Gjakovë.

Motivet që e shtyen të dyshuaren që të ushtroj dhunë ndaj bashkshortit mbeten akoma të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.

Sipas Policisë, viktima mashkull ka refuzuar të marrë trajtim mjekësor pas incidentit.

“Me 17.07.2025 është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor”, thuhet në raport.

E dyshuara është intervistuar nga hetuesit dhe, në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.

Errët
Ndritshëm