Polici Bojan Jevtiq është arrestuar te enjten nën dyshimet për spiunazh dhe është ndaluar për 48 orë.
Sipas Prokurorisë Speciale, arrestimi është bërë pas hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e Jevtiqit në një fshat të Kamenicës, janë sekuestruar disa prova materiale, përfshirë dokumente konfidenciale të Policisë së Kosovës, disa telefona, USB, një armë e shkurtër me municion, si dhe para të gatshme – 10,000 euro, 2 milionë denarë serbë dhe 600 franga zvicerane.
Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar që polici i arrestuar të suspendohet. Ai ka qenë i angazhuar si shef i operativës në pikëkalimin kufitar “Dheu i Bardhë”.