Errët
Ndritshëm

Përleshje në Suharekë, një i lënduar rëndë

16.07.2025

Një përleshje mes tre personave ka ndodhur mbrëmjen e 15 korrikut 2025 në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, ku një person ka mbetur i lënduar rëndë dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të moshës 18, 19 dhe 22 vjeç, nën dyshimet për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”.“Më 15 korrik 2025, rreth orës 23:00, nga QKMF-Suharekë është raportuar se një person me lëndime të rënda trupore ishte paraqitur për ndihmë mjekësore. I njëjti, për shkak të lëndimeve, është përcjellë me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtejshëm” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë intervenimit të policisë, tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri – revole me 8 fishekë.

Me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.

Errët
Ndritshëm