Errët
Ndritshëm

Vdes një 25-vjeçar, ra nga lartësia e hotelit Grand

16.07.2025
4v9a0120.00 00 09 40.still001

Një person rreth moshës 25 vjeç ka humbur jetën, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e objektit të hotelit “Grand”, në rrugën “Garibaldi”.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ashtu edhe mjekët emergjent, të cilët kanë konstatuar se viktima (mashkull) ishte pa shenja jete”.

Aktualisht, organet e rendit janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin.

Errët
Ndritshëm