Errët
Ndritshëm

Valë dhune në familje në Kosovë

16.07.2025

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në vend, duke rezultuar me disa persona të arrestuar.

Njëri nga rastet më serioze është shënuar në Istog, ku një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar një person tjetër me mjet të mprehtë, pas një mosmarrëveshjeje. Ngjarja ka ndodhur më 14 korrik 2025, rreth orës 23:55. Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit kompetent.

Ndërkohë, një tjetër rast i rëndë është raportuar në Pejë, ku janë arrestuar dy persona – një mashkull dhe një femër – pasi janë përleshur mes vete. Sipas njoftimit, gjatë përleshjes kanë ndërhyrë dy persona të tjerë, një mashkull dhe një femër, të cilët kanë pësuar lëndime trupore.

Të gjitha palët e përfshira kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa prokurori ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit kryesor pas intervistimit.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë më shumë detaje për dy rastet e tjera të dhunës familjare, por ka theksuar se po vazhdon hetimet për të gjitha ngjarjet e raportuara.

Errët
Ndritshëm