Errët
Ndritshëm

Gjykata Speciale e rrëzon mocionin e mbrojtjes në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

16.07.2025
Thumbs B C 1c0298d6f1e21626bf0f575acc4a0c18 1

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot më 16.07.2025 në seancën gjyqësore të mbajtur trupi gjykues ka marrë vendim për të rrëzuar mocionin e mbrojtjes për hedhjen poshtë të disa pikave të akuzave, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, dhe Jakup Krasniqit, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimi.

“Gjatë seancës së sotme gjyqësore, Trupi Gjykues II rrëzoi mocionin e përbashkët të Mbrojtjes për hedhjen poshtë të akuzave në bazë të rregullës 130 të Rregullores”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Mbrojtja ka paraqitur mocione me të cilat ka pretenduar të rrëzoj disa pika të akuzës për të cilat ia vë në barrë Prokuroria, ish-krerëve të UÇK-së, mocion të cilin e ka rrëzuar kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës Speciale.“Sipas Trupit Gjykues, mocioni i Mbrojtjes kundërshton vetëm një aspekt të provave të ZPS-së – konkretisht, nëse ka ekzistuar konflikt i armatosur në Kosovë para fundit të majit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999.

Trupi Gjykues arriti në përfundimin se sipas Rregullores, nuk ka kompetenca për të rrëzuar aspekte të tilla në këtë fazë të procesit dhe shtoi se aspektet në lidhje me kuadrin kohor të konfliktit të armatosur do të trajtohen në aktgjykimin e formës së prerë” – thuhet tutje në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Errët
Ndritshëm