Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore sot më 14.07.2025 në Gjykatën e Prishtinës ndaj Dibran Hoxhës edhe të tjerëve.
Kjo për shkak se nuk ishte prezent i akuzuari, Burim Mazreku, i cili sipas avokatit të tij nuk mund të jetë prezent për shkaqe shëndetësore.
Dibran Hoxha po akuzohet për veprën penale – vrasje e rëndë ndaj viktimës V.C. dhe për armëmbajtje pa leje, ndërsa katër të akuzuarit e tjerë, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badallaj po akuzohen për pjesëmarrje në rrahje, për manipulim me prova, dhe për armëmbajtje pa leje.
Në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 07.03.2024 të akuzuarit nuk e kishin pranuar fajësinë për veprat penale të cilat u vihen në barrë.