Errët
Ndritshëm

Vidhet kamioni në Suharekë, policia nis hetimet

14.07.2025

Një person nga fshati Shirokë i Suharekës, më 13.07.2025, ka raportuar në Polici se i është vjedhur një kamion me targa vendore.

Vjedhja pretendohet të jetë bërë në parking.

“Është raportuar se nga vendparkingu i është vjedhur një kamion me targa vendore ankuesit mashkull kosovar”, thuhet në Raportin policor, më 14.07.2025.

Rasti është duke u hetuar.

Errët
Ndritshëm