Errët
Ndritshëm

Familja e Liridona Ademajt kërkon dënim kapital për vrasësit e Liridona Ademajt

14.07.2025
Liridona Naim Murseli Granit Plava Kushtrim 787x450

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin ndaj Naim Murselit, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj, ka dëshmuar vëllai i së ndjerës, Leonard Ademaj.

Ai ka kërkuar dënim kapital për Murselin.

“Dënimi nuk na e kthen Libidonë, por le të jetë një shembull për të gjithë ata që tentojnë të bëjnë një krim të tillë. Dënimi të jetë kapital”, ka theksuar ai.

Ademaj gjatë dëshmisë së tij ka treguar se si e ka kuptuar për vrasjen e motrës.

Ai ka thënë se konfirmimin zyrtar për vrasjen ai dhe prindërit e kanë marrë në stacionin e Policisë në Prishtinë.

Ka thënë se me të akuzuarin ishin parë në stacionin policor.

“Unë kam thanë që ku janë fëmijët dhe Naimi. Më kanë thanë që janë brenda …. Kur kam pyet ku është Naimi, më kanë thënë që është duke dhënë deklaratë. Pas 1 ore Naimi ka dalë nga Policia, ne fëmijët i kishim marrë në veturë, kur ka dal Naimi nga policia, aty ishte prezent edhe Kushtrim Kokalla….”, është shprehur Ademaj.

Errët
Ndritshëm