Errët
Ndritshëm

Moti gjatë fundjavës në Kosovë

12.07.2025
Moti 21

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paraparë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta për ditën e shtunë, më 12.07.2025.

Temperaturat minimale priten të lëvizin ndërmjet 8 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet ndërmjet 27 deri në 30 gradë Celsius.

Po ashtu, IHMK edhe për të dielën, më 13.07.2025, ka paraparë moti me diell dhe pjesërisht me vranësira.

Në këtë ditë, Instituti ka paraparë që temperaurat minimale të sillen ndërmjet 9 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 29 dhe 33 gradë Celsius.

Errët
Ndritshëm