Qendra e Menaxhimit të Kontrollit Kufitar ka njoftuar se është kthyer përkohësisht kontrolli i dyfishtë në pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut për shkak se ka rënë sistemi i Policisë së Maqedonisë së Veriut në të gjithë territorin e saj.
“Ju njoftojmë se sot është raportuar rënia e sistemit të Policisë së Maqedonisë së Veriut në gjithë territorin e saj. Si pasojë e kësaj ndërprerjeje teknike, autoritetet maqedonase kanë pezulluar përkohësisht hyrjen e automjeteve në territorin e RMV-së”- thuhet në njoftimin e Qendrës së Menaxhimit të Kontrollit Kufitar, më 12.07.2025.
Sipas këtij njoftimit, Policia maqedonase kanë filluar mekanikisht regjistrimin dhe deri sa të kthehet sistemi kufitar i MKDV- së është kthyer kontrolli i dyfishtë.
“Ka kolona të gjata në territorin e RMV-së. Do t’u mbajmë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejmë lidhur me këtë situatë”, përfundon njoftimi.
Më 12.04.2025, Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur një pikëkalim kufitar të bazuar në parimin “Hyrje-Hyrje”.
Nga ajo kohë, gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut është bërë kontrolli vetëm nga pala maqedonase ndërsa gjatë hyrjes në Kosovë, kontrolli është bërë nga autoritetet kosovare.