Errët
Ndritshëm

Vdiq një person nga aksidenti mes veturës e traktorit në Podujevë

10.07.2025

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Podujevë pasditen e së enjtes.

Katër të tjerë kanë pësuar lëndime.

Aksidenti ka ndodhur mes një veture e një traktori.

“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve (një veturë dhe një traktor). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar katër të tjerë. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Errët
Ndritshëm