Errët
Ndritshëm

Jeep-i zhduket në Pejë , policia dyshon për vjedhje të rëndë

09.07.2025

E parkoi veturën para një berberi në Pejë, por kur u kthye, nuk e gjeti më aty.

Një veturë e tipit Jeep është raportuar e vjedhur të martën rreth orës 04:00.

Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, e ka konfirmuar rastin për Shënjestër.

“Njësitë kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes, vepra është cilësuar vjedhe e rëndë.”

Vlera e makinës, sipas përgjigjes së Policisë, sillet prej 6 mijë deri në 7 mijë euro.

Rasti është duke u hetuar.

Errët
Ndritshëm