Errët
Ndritshëm

Polici në Lipjan kërcënohet në rrjete sociale, rasti nën hetim

09.07.2025

Një zyrtar policor në Lipjan është bërë cak i kërcënimeve në rrjete sociale.

Sipas njoftimit të Policisë, një person i panjohur ka shpërndarë një fotografi të policit në fjalë, të shoqëruar me mesazhe kërcënuese që kanë të bëjnë me detyrën e tij.

“Ankuesi – mashkull kosovar, zyrtar policor – ka raportuar se një person i panjohur për të, në rrjetet sociale kishte postuar një foto të tij të përcjellë me disa mesazhe kërcënuese që lidhen me punën si zyrtar policor”, thuhet në raportin e Policisë.

Policia ka bërë me dije se është iniciuar rasti dhe po hetohet nga ekipet relevante.

Errët
Ndritshëm