Mediat kanë publikuar momentet e fundit të Agon Zejnullahut, i cili humbi jetën në Lipjan.
Pamjet, të cilat kanë shkaktuar reagime të fuqishme nga opinioni publik, zbulojnë mënyrën brutale të arrestimit të tij, ku pjesëtarë të Policisë së Kosovës i vendosën gjunjët në qafë.
Deputeti Daut Haradinaj tha pas publikimit të pamjeve të fundit që lidhen me vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, se policët e paskan mbytur me gjakftohtësi.
“I pashë pamjet e fundit! E paskeni vrarë me gjakftohtësi djalin 27-vjeçar. S’kam koment”, tha ai.